Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Rënia dhe shkëlqimi, Kombëtarja e Silvinjos me 3 “fytyra”
Shqipëria mbylli një edi cion emocionues dhe natyrisht të suksesshëm në kualifikueset e Kupës së Botës 2026. Kuqezinjtë arritën të sigurojnë vendin e dytë në grup, çka do të thotë se në muajin mars do të kenë 2 finale për të shkuar për herë të parë në histori në Botëror. Për Shqipërinë, natyrisht kjo është një arritje e madhe pasi kurrë më parë nuk kishte mundur të shkonte deri në këtë fazë të Botërorit, ndërkohë që trajneri Silvinjo, pavarësisht kritikave po shkruan histori. Silvinjo që në debutimin e tij me Shqipërinë, arriti të kualifikonte kuqezinjtë në Europian për herë të dytë në histori, ndërsa zhvilloi edhe një kompeticion të plotë në Ligën e Kombeve. Kupa e Botës është për Silvinjon padyshim arritja më e madhe...