Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Gabimi fatal i Bayern Munich, refuzoi të paguante 10 mln euro për yllin e ri të Gjermanisë
24 Nëntor 2025 18:12 Telesport Rreth një vit e gjysmë më parë, Bayern Munich humbi mundësinë për të nënshkruar me Assan Ouedraogo, i cili tashmë cilësohet si ylli i ri i Gjermanisë. Aktualisht, 19-vjeçari i cili luan si mesfushor qendëror, po shkëlqen te Leipzig, ku ka shënuar edhe 3 gola në 12 ndeshje. Gjatë sezonit 2023-2024, shumë klube të mëdha shprehën interes për të nënshkruar me Assan Ouedraogo. Në fund, pas spekulimeve të panumërta, futbollisti i talentuar u largua nga Schalke 04 dhe u bashkua me RB Leipzig, për 10 milionë euro. Babai i lojtarit zbuloi pak kohë më vonë, se i biri ishte shumë afër transferimit te Bayern Munich, të cilët i kishin propozuar kontratën me detajet e plota, por në fund bavarezët u...