Reali kundër të gjithëve/ Florentino nuk kursehet aspak

Ka qenë një asamble e zakonshme, por nga mënyra e të folurit ka qenë e jashtëzakonshme. Ka qenë hera e parë që presidenti i Realit, Florentino Perez e ka me të gjithë ose është kundër të gjithëve.
1-Kundër UEFA-s. “Nuk është se jemi kundër gjithçkaje, por ne kundërshtojmë atë që është e paligjshme ose joetike. Nuk është as normale dhe as e ligjshme të përpiqesh të pengosh klubet të organizojnë turnetë e tyre. Nuk është normale që UEFA të përpiqet të diktojë fatin tonë dhe të na detyrojë të luajmë në formate garash që dëmtojnë tifozët. Askush nuk mund të na sanksionojë. Klubet janë të lira të vendosin. Nuk është normale që në shekullin e 21-të, të shikosh futboll po bëhet gjithnjë e më e shtrenjtë”.
2-Goditja ndaj La Ligës dhe Tebas. “Nuk është normale që presidenti i LaLigës dëshiron të na imponojë një ndeshje në Majemi, diçka që as kapiteni i Barcelonës, De Jong, nuk e mendon normale. Dhe gjithashtu nuk është normale që LaLiga mbështet dy ekipe, Barcelonën dhe Vijarrealin. Nuk është asgjë më shumë se një bast i dështuar. Dhe nuk është normale që LaLiga të kërkojë gjashtë herë më shumë se Premier League.
3-Kritikë ndaj sistemit të arbitrimit dhe Barçës. “Niveli i arbitrimit spanjoll është gjithashtu i papranueshëm. Është turp që FIFA nuk zgjodhi asnjë nga 35 arbitrat spanjollë në fushë. Dhe sigurisht, është gjithashtu e papranueshme që Barcelona, për çfarëdo arsye, i pagoi nënkryetarit të shoqatës së arbitrave më shumë se 8 milionë euro për të paktën 17 vjet”.