Burimi:
Sportekspres.com
Foto © Sportekspres.com
Java e 12-të e Kategorisë së Parë/ Fitojnë Skënderbeu, Pogradeci, Apolonia & Kastrioti
Java e 12-të e Kategorisë së Parë u mbyll sot me ndeshjen e fundit, Kastrioti – Besa. Në stadiumin “Redi Maloku”, Kastrioti triumfoi me përmbysje 2-1. Në ndeshjet e tjera të luajtura një ditë më parë, Skënderbeu mori një fitore të rëndësishme ndaj Burrelit në transfertë me rezultatin 1-2. Me të njëjtin rezultat 1-2 fitoi edhe Pogradeci në stadiumin “Roza Haxhiu” ndaj Lushnjes. Apolonia mundi Kukësin 2-0, ndërsa dy ndeshje u mbyllën në barazim 1-1, Laçi – Iliria dhe Korabi – AF Luftëtari. Skënderbeu kryeson kampionatin me 31 pikë, nëntë pikë më shumë se Laçi që ndodhet në vendin e dytë.