Burri godet me sëpatë ish-gruan në Kosovë, shpallet në kërkim..

Burri godet me sëpatë ish-gruan në Kosovë, shpallet në kërkim..

Një grua në Gadime të Ulët të Lipjanit është goditur me sëpatë të hënën, më 24 nëntor, teksa Policia e Kosovës tha se është në kërkim të të dyshuarit. Mediat lokale dhe Rrjeti i Grave të Kosovës raportuan se i dyshuari është ish-bashkëshorti i gruas. “Sot në stacionin policor të Lipjanit, është iniciuar një rast vrasje në tentativë. Hetuesit policorë në koordinim me Prokurorinë, kanë nisur veprimet hetimore e procedurale ,ndërkohë që personi i lënduar [femër] është dërguar për trajtim mjekësor”, tha për REL Flora Ahmeti nga Policia e Kosovës. Nuk dihet se cila është gjendja shëndetësore e gruas. Rrjeti i Grave të Kosovës shprehu shqetësim për rastin, duke thënë se ajo “është sulmuar brutalisht me sëpatë nga ish-bashkëshorti i saj, pavarësisht faktit se ndaj...