Kastrioti- Besa 2-1 (Kasmollari 82′, 90+2′ / Çinuendu 53′)
Ndeshja e shtyrë dje për shkak të motit me shi mes Kastriotit dhe Besës së Kavajës (java e 12) u zhvillua sot në stadiumin “Redi Maloku” të Fushë Krujës.
Ky takim shihej ndoshta si mundësia e fundit e verdhezinjëve për të tentuar vendet e para por kur dukej se Besa po shkonte drejt tri pikëve të arta, ka ardhur përmbysja e madhe. Oresti Kasmollari shënon dy herë në minutat 82′ dhe 90+2’për të regjistruar fitoren e katërt radhazi të formacionit të Ramadan Ndreut.
Për kavajasit goli u shënua në start të pjesës së dytë me Çinuendu por pa mundur të sherbejë për pikë. Nga ana e tyre, krutanët futen seriozisht te zona play off pasi kanë po aq pikë sa Apolonia e Burreli dhe një më pak se fqinjët e Ilirisë të cilat mbajnë vendet 4,5,6./Sportiim.al/
Vazhdo leximin
