Testet ndaj Turqisë/ Grima: Po bëjmë maksimumin për të forcuar grupin

Testet ndaj Turqisë/ Grima: Po bëjmë maksimumin për të forcuar grupin

Kombëtarja e vajzave ka nisur grumbullimin për dy miqësoret ndaj Turqisë, që do të luhen më 28 nëntor dhe 1 dhjetor. Nën drejtimin e trajnerit Armir Grima, vajzat do të zbresin në fushë pasditen e sotme për të zhvilluar stërvitjen e parë, ndërsa tekniku kuqezi ka dhënë një prononcim për fshf.org. Trajneri Grima komentoi prurjet e reja në këtë grumbullim, foli për kundërshtarin në dy miqësoret dhe theksoi rëndësinë e këtyre ndeshjeve si pjesë e përgatitjeve për kualifikueset e Botërorit “Brazil 2027”. Risitë në listë? – Po bëjmë maksimumin për të forcuar grupin. E dimë që në mars na presin ndeshje shumë të vështira, pasi kemi edhe një grup shumë të fortë. Për të bërë më të mirën tonë dhe për të pretenduar diçka më shumë,...