Paraqitjet e legjionarëve/ Hoxha & Asani shënojnë nga dy gola. Rrugën e rrjetës e gjejnë edhe Laçi, Shehu dhe Daku

Paraqitjet e legjionarëve/ Hoxha & Asani shënojnë nga dy gola. Rrugën e rrjetës e gjejnë edhe Laçi, Shehu dhe Daku

Futbollistët e Kombëtares shqiptare vazhdojnë të shkëlqejnë në arenën ndërkombëtare, teksa gjatë javës që lamë pas disa prej tyre ishin protagonistë me gola dhe asiste vendimtare në klubet e tyre. Arbër Hoxha është futbollisti i momentit në Kroaci. Pasi u shpall lojtari më i mirë i muajit shtator, sulmuesi i Kombëtares fitoi të njëjtin çmim edhe për muajin tetor dhe e festoi duke shënuar dy gola në ndeshjen e fundit të kampionatit ndaj Varazdin. Dinamo Zagreb triumfoi 3-1, ndërsa Hoxha realizoi në minutën e 37 të pjesës së parë dhe në minutën e 53 të pjesës së dytë. Dy gola shënoi edhe Jasir Asani për Esteghlal në Kupën e Iranit, duke i dhënë fitoren skuadrës së tij në kohën shtesë. Fillimisht sulmuesi kuqezi barazoi rezultatin...