Burimi:
Sarandanews.com
Foto © Sarandanews.com
Përmbytjet në Sarandë/ Lama: 300 hektarë në ujë dhe 880 bagëti të ngordhura. Po punojmë për mbylljen e argjinaturës
Drejtori i Bujqësisë Sarandë Mustafa Lama në një lidhje për edicionin e lajmeve në Mcn Tv bën me dije se situata e shkaktuar nga përmbytjet në qytetin bregdetar vazhdon të jetë problematike. Ai bën me dije se aktualisht janë 300 hektarë në ujë, ndërkohë që numërohen 880 bagëti të ngordhura, që janë dërguar për asgjësim. Po ashtu Lama theksoi se po punohet në të dy krahët për mbylljen e argjinaturës, si dhe është shpërndarë ushqim, kryesisht koncentrat, për fermerët. “Situata vazhdon të jetë problematike. Nga 500 hektarë që raportuam dje dhe sot në mëngjes, tani ka shkuar në 300 hektarë që ndodhen në ujë, kemi dërguar bazë ushqimore, kryesisht koncentrat, deri tani 8 tonë që u janë shpërndarë në familjet fermerë. Kemi transportuar bagëtitë e...