E rëndë/ Goditet me sëpatë një grua në Lipjan të Kosovës, raportohet se autori i dyshuar, është ish-bashkëshorti i saj

E rëndë/ Goditet me sëpatë një grua në Lipjan të Kosovës, raportohet se autori i dyshuar, është ish-bashkëshorti i saj

Një grua në Gadime të Ulët të Lipjanit është goditur me sëpatë të hënën, më 24 nëntor, teksa Policia e Kosovës tha se është në kërkim të të dyshuarit. Mediat lokale dhe Rrjeti i Grave të Kosovës raportuan se i dyshuari është ish-bashkëshorti i viktimës. “Sot në stacionin policor të Lipjanit, është iniciuar një rast vrasje në tentativë. Hetuesit policorë në koordinim me Prokurorinë, kanë nisur veprimet hetimore e procedurale ,ndërkohë që personi i lënduar [femër] është dërguar për tretman mjekësor”, tha për Radion Evropa e Lirë Flora Ahmeti nga Policia e Kosovës. Rrjeti i Grave të Kosovës shprehu shqetësim për rastin, duke thënë se gruaja “është sulmuar brutalisht me sëpatë nga ish-bashkëshorti i saj, pavarësisht faktit se ndaj tij kishte urdhër për mbrojtje aktiv”....