Lara Colturi e dyta në renditjen e përgjithshme pas 3 garave: E kënaqur që po ngjitem në podium

24 Nëntor 2025

11:50

Telesport

Ky sezon në Kupën e Botës për ski ka nisur mjaft mirë për skiatoren shqiptare Lara Colturi. Me dy podiume, dy vende të dyta në Levi dhe Gurgl, në tri gara të zhvilluara deri më tani, skiatorja 19-vjecare po befason me paraqitjet e saj.
”Ndihem shumë mirë dhe pse nuk ishte aspak e lehtë, pasi kushtet e pistës nuk ishin të mira në zbritjen e dytë. Kur pashë që isha e para pas zbritjes time nuk e besoja. Jam e kënaqur që ngjitem sërish në podium”, deklaroi Lara Colturi pas podiumit të dielën në Austri
Më tej, në deklaratën e saj për mediat, Colturi tha: “Tani do të përgatitem për garën e radhës, ajo që zhvillohet në Amerikë dhe shpresoj të vazhdoj me këtë ritëm. Do të përgatitem në maksimum për të qenë gati për sfidën e radhës së Kupës së Botës”.
Në renditjen e përgjithshme për femra në Kupën e Botës në ski, Lara Colturi ndodhet e dyta me 196 pikë, pas ikonës dhe kampiones në fuqi Mikaela Shifrin, që ka 250 pikë, që ka fituar dy garat e fundit, duke qenë e vetmja që ka mposhtur skiatoren kuqezi.