Regjistrohen lëkundje tërmeti/ ‘Shkundet’ vendi, ja sa ishte magnituda, dhe vendi ku u regjistrua…

Regjistrohen lëkundje tërmeti/ ‘Shkundet’ vendi, ja sa ishte magnituda, dhe vendi ku u regjistrua…

Një tërmet me magnitudë 4.1 të shkallës Rihter u regjistrua të hënën në mëngjes në zonën e Karditsës, në Greqi. Sipas Institutit Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar të Athinës, lëkundja sizmike është lokalizuar 4 kilometra në verilindje të Morfovounit, në prefekturën e Karditsës. Thellësia fokale është vlerësuar në rreth 10 kilometra, bazuar në të dhënat e Zgjidhjes së Rishikuar. Deri tani nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar, ndërsa autoritetet vijojnë monitorimin e situatës.