Elche frenon Realin, asist për Barçën, por Alonso nuk e bën dramë: Të shohim përpara

Elche frenon Realin, asist për Barçën, por Alonso nuk e bën dramë: Të shohim përpara

E vështirë për t’u besuar, por Real Madrid frenon atëherë kur më pak pritej, ndaj Elche-s në transfertë, madje ishin dhe me fat që dolën me një pikë pasi goli i barazimit erdhi vonë, në minutën e 87-të. Ky frenim i fortë, i jep mundësinë Barçës të ngushtojë diferencën në vetëm 1 pikë me Realin kryesues. Pas një pjese të parë të mbyllur me rrjeta të paprekura, Elche kaloi në avantazh me Febas në minutën e 53-të. Vendasit ngritën një “mur” të fortë, duke mos lejuar Mbappe me shokë të depërtonin në zonë. Në minutën e 78-të, pas një rrëmuje në zonë, Huijsen devijoi topin në rrjetë duke barazuar shifrat në 1-1. Elche i befasoi pak minuta më vonë, me Alvaro Rodriguez që gjeti sërish...