Maresca: Ky është Chelsea që dua, fitore të tilla janë të rëndësishme për të arritur objektivat

Maresca: Ky është Chelsea që dua, fitore të tilla janë të rëndësishme për të arritur objektivat

Enzo Maresca ka mbetur i kënaqur nga skuadra e Chelsea, që arriti një fitore të vështirë 2-0 kundër Burnley, në një javë vendimtare për skuadrën londineze. Trajneri italian bëri katër ndryshime në formacion, duke ruajtur disa lojtarë për ndeshjen e Champions League ndaj Barcelona të martën. “Ishte një ndeshje e vështirë për shumë arsye. Vinim pas pushimit ndërkombëtar, luhej në orar dreke dhe në një fushë të tillë të vështirë duhet të menaxhojmë lojtarët. Kështu që, ishte një ndeshje shumë e vështirë dhe një fitore e rëndësishme për të kapur objektivat tona“, deklaroi Maresca. “Mënyra se si lojtarët garuan, duke fituar dhe mos pësuar gol është e rëndësishme. Ata patën vetëm një shans të rëndësishëm në pjesën e dytë. Ne pranuam pak kaos brenda zonës,...