24 Nëntor 2025
10:39
Telesport
Kombëtarja e Italisë për meshkuj në tenis fitoi për të tretin vit me radhë trofeun e rëndësishëm ekipor, Kupën Davis. Në finalet e luajtura në Bolonja, ekipi italian mundi 2-0 me ndeshje Spanjën në dy ndeshjet teke (nuk u luajt loja dyshe).
Edhe pse në këto finale munguan numrat 1 dhe 2 në botë, respektivisht spanjolli Carlos Alcaraz dhe italiani Jannik Sinner, ata që zbritën në fushë nuk zhgënjyen. Dhe në fund, “azzurrët“ mbrojtën titullin kampion bote për meshkuj.
Ky është trofeu i katërt për Italinë në Kupën Davis, që bëhet shteti i parë në histori që e fiton këtë trofe për tri vite me radhë. Tenistët Flavio Cobolli, Matteo Berrettini, Andrea Vabvassori dhe Simone Bolelli bënë diferencën në këto ndeshje.
