Pesë barazime dhe vendi i gjashtë në Serie A, Spalleti s’heq dorë nga objektivat e skuadrës

Pesë barazime dhe vendi i gjashtë në Serie A, Spalleti s’heq dorë nga objektivat e skuadrës

24 Nëntor 2025 10:57 Telesport Edhe pse ndryshuan trajner, sezoni nuk po shkon ashtu sikurse pritej te Juventus. Një tjetër barazim në kampionat, 1-1 ndaj Fiorentinës, i pesti në Serie A deri më tani, ka zbritur bardhezinjtë në vendin e 6-të. “Ne punuam shumë në ato pak ditë që kishim në dispozicion me lojtarët. Nuk kisha shumë lojtarë në dispozicion, por shqyrtuam çështje të rëndësishme me ata që ishin atje. Gjithsesi, pavarësisnht rezultatit, pashë diçka të re“, tha trajneri i Juventus, Luciano Spalletti. “Gatishmëria e lojtarëve për të ndihmuar është e shkëlqyer. Madje ka disa që kanë udhëtuar 10 orë dhe kanë dashur të marrin pjesë në stërvitje. Ne nuk heqim dorë nga objektivat tanë dhe do të luftojmë deri në fund”, shtoi më tej...