Bien prurjet e lumenjve, nis evidentimi i dëmeve në bujqësi

Bien prurjet e lumenjve, nis evidentimi i dëmeve në bujqësi

Një javë pas një moti me shumë reshje dhe daljes nga shtrati të lumenjve Vjosë, Seman dhe Shkumbin, situata po shkon drejt normalizimit në Qarkun e Fierit. Të dhënat e fundit nga Emergjencat Civile të prefekturës flasin për ulje të nivelit të lumenjve. Ndërkohë nga Drejtoria e Bujqësisë ka një listë paraprake të dëmeve, e cila pritet të zgjerohet më tej me tërheqjen e ujërave nga tokat bujqësore. Deri tani bilanci i tokave të përmbytura është: 1.2 hektarë luleshtrydhe, 11 hektarë ullishte, 4 hektarë jonxhë 4 hektarë drithëra. Këto toka janë përmbytur në Frakull, Levan, Mallakastër dhe Tërbuf. Siç bën me dije gazetarja Anila Sefa, specialistë të Drejtorisë së Bujqësisë pritet të dalin në terren për të evidentuar dhe inventarizuar dëmet e pretenduara nga fermerët...