Arsenal fitoi 4-1 ndaj Tottenham në derbin londinez, duke u shkëputur 6 pikë në renditje karshi rivalëve. Trajneri i Arsenal, Mikel Arteta, për Sky Sports ka deklaruar se është i kënaqur nga paraqitja dhe rezultati që skuiadra e tij arriti në fushë-
“Duhet të shkosh ndeshje pas ndeshje. Premier League është shumë e vështirë, shikon rezultatet e djeshme dhe të sotme dhe diferencat me të cilat ekipet po fitojnë ndeshjet, është reduktuar shumë. Pra, bëhet gjithnjë e më e vështirë“, tha Arteta..
Më tej, trajneri spanjoll komentoi: “E dimë që do të jetë një udhëtim i gjatë, jemi vërtet të emocionuar me atë që po bëjmë dhe duhet ta ruajmë atë vrull.”
“E shijova çdo minutë të këtij takimi, përgatitja që kur u kthyen nga pushimi i ndeshjeve ndërkombëtare, energjia që ndjeva, uria për të luajtur ndeshjen, entuziazmi, gëzimi“, tha Arteta.
Më tej, ai vijoi: “Dhe kur luan në mënyrën që luajtëm ne dhe të fitosh me golat që shënuam kundër rivalëve tanë, gjithmonë e bën atë një ditë të veçantë“.
“Ne duam të imponohemi në çdo departament, por fillon me intensitetin, me duelet, duke qenë shumë të saktë sepse hapësira është e kufizuar, ka shumë agresion. Ata janë një ekip vërtet i mirë dhe ne duhet ta meritojmë atë“, shtoi Arteta.
“Që nga fillimi, ne ishim vërtet të fortë, vërtet intensivë dhe na u desh të ishim të duruar. Por dukeshim dominues dhe shënuam dy gola në pjesën e parë. Në pjesën e dytë, ne ruajtëm qëndrueshmërinë dhe edhe pse ka gjëra për të përmirësuar, në përgjithësi ishte një performancë e shkëlqyer”, tha Arteta.
Arteta: E shijova fitoren ndaj Tottenham, për titullin duhet t’i marrim ndeshjet një e nga një
