Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Furgoni nga Shqipëria drejt Kosovës me 300 kg eksploziv, kontrollet intensive zbulojnë…
Dogana e Kosovës ka njoftuar se të dielen ka sekuestruar rreth 300 kilogramë eksploziv në pikëkalimin kufitar në Vërmicë, në një operacion të përbashkët me policinë kufitare, e cila, sipas njoftimit, është duke vazhduar me veprimet e mëtejshme ligjore. Në bazë të njoftimit, pavarërisht se drejtuesi i automjetit kishte pretenduar se nuk posedon mallra për deklarim, kontrolli në vijën e dytë ka zbuluar eksploziv të ndarë në thasë, të fshehur në bagazhin e furgonit dhe të kamufluar me pajisje peshkimi. Dogana e Kosovës ka njoftuar se ndaj palës është iniciuar procedurë për kundërvajtje doganore, sipas dispozitave të Kodit Doganor dhe të Akcizave të Kosovës (KDAK), ndërsa ka riafirmuar angazhimin për parandalimin e çdo forme të kontrabandës.