Burimi:
Sportekspres.com
Foto © Sportekspres.com
“Po na vjen një tjetër lojtar si Mario Mitaj te Shqipëria”, Plori entuziazmon tifozët e Kombëtares: është Fikaj i Panathinaikosit
Elvis Plori ishte i ftuar në emisionin “Mega Sport” që transmetohet në “A2 CNN”. Plori ka komentuar sa i përket shortit të Shqipërisë në Play Off të Botërorit, por njëkohësisht ka bërë edhe një koment shumë interesant. I pyetur për cilësitë fantastike të Mario Mitajn, pas një krahasimi me Zmijanin, Plori ka thënë se edhe Fikaj, lojtari i Shqipërisë U-21, është një lojtar i ngjashëm me cilësitë e Mario Mitaj. “Nuk është as i pari dhe as i fundit që vjen nga Shkodra me të tilla lëvizje Mario Mitaj. Hysen Zmijani ishte njësoj, vetëm se ka qenë me këmbën e djathtë. Ka kundër kohën, ka driblimin, ka pasimin e thjesht, është luks ta mbash si mbrojtës. Domethënë ta shoh dikush sesi luan me atë teknikë...