“Përse e merr kot në Kombëtare?”, gazetari habitet me Silvinjon: Nuk ka të drejtë Jasir Asani të luajë një minutë te Shqipëria…

“Përse e merr kot në Kombëtare?”, gazetari habitet me Silvinjon: Nuk ka të drejtë Jasir Asani të luajë një minutë te Shqipëria…

Shorti i Play Off të Botërorit ra dhe Shqipëria do të përballet kundër Polonisë. Polonia na ngjall kujtimet e vjetra të Jasir Asanit, të super golit të tij. Moderatori i emisionit “Mega Sport” në “A2 CNN”, Altin Sulçe, është tërësisht i habitur me vendimet e Silvinjos në lidhje me Jasir Asanin. “E mundëm Poloninë me Asanin, që e bëri golin nga hëna në tokë. Ka mbi 5 ndeshje që Asani nuk luan fare me Shqipërinë. Nuk paska të drejtë fare Asani të luajë një minutë? Pse e merr në Kombëtare pastaj? Ishte super në kualifikuese, pastaj ka bërë ndeshje jo të mira dhe më vonë ishte një diskutim që pse e fut Asanin kur nuk luan mirë, tani që Asani po bën shumë gola me...