Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Vllaznia nuk arrin të shkëputet nga Elbasani, vetëm një ndryshim në katërshen e fundit të tabelës! Ja renditja e Superiores pas javës së 12-të
Dy ndeshjet e sotme Flamurtari-Tirana dhe Partizani-Vllaznia mbyllën javën e 12-të në Superiore. Të dyja ndeshjet përfunduan në barazim, 1-1. Përsa i përket sfidave të ditës së djeshme, Egnatia mori fitore me peshë ndaj Bylisit (5-1) dhe përfitoi nga barazimi i Elbasanit dhe Dinamos. Në takimin tjetër ishte Teuta që fitoi ndaj Vorës dhe mbetet 1 pikë larg dinamovitëve. Ndërsa Partizani falë barazimit me Vllazninë ngjitet në renditje dhe pozicionohet në vendin e 7. Flamurtari dhe Tirana mbeten në vendin e 9-të dhe 10-të. RENDITJA Saf (1) © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb