Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Inter ka “harruar” të fitojë, Milan fiton derbin e parë të sezonit falë fantastikut Maignan (video)
“Derby della Madonnina”, i pari për këtë sezon është fituar nga Milan, me rezultatin e ngushtë 0-1. Në gjashtë përballjet e fundit mes dy klubeve, përfshirë edhe takimin e sotëm, në të gjitha kompeticionet, Milan ka fituar 4 herë dhe dy herë të tjera derbi është mbyllur në barazim. Zikaltrit e nisin vrullshëm takimin, rasti i parë vjen që në minutën e 4-të. Dimarco kroson, Thuram godet me kokë, por gjuajtja e tij ndalet në mënyrë spektakolare nga Mike Maignan. Në minutën e 15-të, Peter Sucic provon të gjejë rrjetën, por goditja e kroatit përfundon jashtë kuadratit. Rasti më i rrezikshëm për zikaltrit do të vinte në minutën e 27-të, Calhanogolu kroson nga këndi, Acerbi godet me kokë dhe topi përplaset në shtyllë. Në minutën...