Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Një pjesë e dytë fantastike, Bellingham shpëton Realin nga humbja dhe i mban në vendin e parë (video)
Real Madrid ka vuajtur shumë në transfertën ndaj Elche, duke mos shkuar më shumë se barazimi 2-2, ndeshje e vlefshme për javën e 13-të në La Liga. Pjesa e parë ishte paksa monotone dhe pa shumë raste serioze për të dy ekipet. Spektakli i vërtetë ndodhi në pjesën e dytë, ku u shënuan të gjithë golat. Rezultati është zhbllokuar me fillimin e pjesës së dytë. Pas një aksioni të shpejtë të vendasve dhe kombinimit perfekt mes German Valera, i cili asiston me finte për Aleix Febas, ky i fundit mposht Courtois, në minutën e 53-të. Barazimi për madrilenët erdhi në minutën e 78-të, ku Dean Hujisen shtyu në rrjetë topin e goditur me kokë nga Jude Bellingham, pas krosimit të ardhur nga goditja e këndit....