Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Inter më kërkues, por i pafat. Mungon goli në pjesën e parë në “San Siro”
23 Nëntor 2025 21:35 Telesport Pjesa e parë e “Derby della Madonnina” mes Interit dhe Milanit, që po luhet në “San Siro”, është mbyllur në barazim 0-0. Zikaltrit e nisin vrullshëm takimin, rasti i parë vjen që në minutën e 4-të. Dimarco kroson, Thuram godet me kokë, por gjuajtja e tij ndalet në mënyrë spektakolare nga Mike Maignan. Në minutën e 15-të, Peter Sucic provon të gjejë rrjetën, por goditja e kroatit përfundon jashtë kuadratit. Rasti më i rrezikshëm për zikaltrit do të vinte në minutën e 27-të, Calhanogolu kroson nga këndi, Acerbi godet me kokë dhe topi përplaset në shtyllë. Në minutën e 37-të, Inter i afrohet sërish golit. Pas një kombinimi të bukur Thuram-Lautaro, sulmuesi argjentinas godet me të jashtmen, por Mike Maignan...