“Le ta shohim Asllanin në aksion”, presidenti i Torinos: Duhe të konfirmojë veten në mënyrë që ta blejmë

“Le ta shohim Asllanin në aksion”, presidenti i Torinos: Duhe të konfirmojë veten në mënyrë që ta blejmë

Presidenti i Torinos ka folur për “RCC Sport Industry Talk”, ku është pyetur edhe për Kristjan Asllanin. Sipas “Tuttomercatoweb.com”, Urbano Kairo ka mbetur i kënaqur me paraqitjet e mesfushorit shqiptar. Megjithatë, ai thekson se në mënyrë që klubi i tij do të vendosë të aktivizojë të drejtën e blerjes, Asllani duhet të dëshmojë veten në fushë deri në fund të sezonit. “Ai ka arritur ‘play off’-in me Shqipërinë e tij, njësoj si ne italianët. Pati një pjesë të dytë të mirë në derbi. Na pëlqen Asllani, e morëm në huazim dhe ai po luan mirë. E ka në dorë trajneri që ta vendosë në fushë. Blerja? Kemi bërë më pak se 1/3-n e sezonit, le ta shohim në aksion. Asllani po luan mirë dhe duhet...