Atletico Madrid merr fitoren e pestë rresht, falë një autogoli në frymën e fundit (video)

Atletico Madrid merr fitoren e pestë rresht, falë një autogoli në frymën e fundit (video)

23 Nëntor 2025 20:22 Telesport Atletico Madrid ka marrë fitoren e pestë rresht, duke mposhtur Getafen 0-1 në transfertë, falë një autogoli në minutat e fundit. Ishte Giacomo Raspadori që futi një top në zonë dhe aty i pafat, Domingos Duarte, e dërgon topin në portën e tij, në minutën e 82-të. Një fitore shumë e vuajtur për “Colchoneros”, edhe pse dominuan takimin nga fillimi në fund, shpërblimi erdhi falë një autogoli. Pas kësaj fitoreje, Atletico Madrid mbetet në vendin e katërt me 28 pikë, 3 pikë më pak se Barcelona dhe Real Madrid. Ndërkohë, Getafe mbetet në vendin e shtatë me 17 pikë. SHIKOGOLAT