Moti i keq në Sarandë/ Fermeri: Stalla e bagëtive u përmbyt, 223 krerë të ngordhur, shteti të na ndihmojë

Moti i keq në Sarandë/ Fermeri: Stalla e bagëtive u përmbyt, 223 krerë të ngordhur, shteti të na ndihmojë

Tërheqja e ujit në disa prej zonave të përmbytura, po i bën më të dukshme dëmet e shkaktuara. Në Vrion të Sarandës, si pasojë e daljes nga shtrati të lumit, dëmet në stallat e të imtave janë kolosale, ndërsa baza ushqimore është dëmtuar plotësisht. Saranda është ndër zonat më të prekura nga moti i keq i ditëve të fundit. Ujërat që vërshuan, përmbytën jo vetëm sipërfaqe të shumta toke, por prekën dhe bagëtitë. Gati gjysma e krerëve u mbytën. Fermeri Lulzim Osmani, në Vrion, ku si pasojë e daljes së lumit Bistricë nga shtrati, uji ka përmbytur të gjithë stallën e bagëtive, vëren me trishtim pasojat e dëmeve. “Kanë ngordhur 30 qingja, 13 krerë dele, 120 dhi dhe 60 keca. Dhitë dhe kecat nuk i...