Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Colturi e dyta në Botëror! Tjetër podium për skiatoren kuqezi në garën e Austrisë
Lara Colturi koleksionoi një tjetër rezultat fantastik në garat e Kupës së Botës. Në Austri, në garën e tretë të këtij sezoni, Colturi u rendit e dyta, vetëm pas legjendës amerikane Mikaela Shiffrin. Slallomi special nuk është ndër disiplinat e preferuara të skiatores kuqezi, mirëpo Colturi bëri një zbritje të mrekullueshme, duke koleksionuar podiumin e dytë në tre garat e zhvilluara deri tani, rezultat të cilin e kishte arritur edhe në Finlandë pak javë më parë. Ajo përfundoi garën për 1 minutë, 49 sekonda e 34 të qindtat. Skiatorja e Shqipërisë kishte një kohë 1.23 sekonda më të dobët vetëm në raport me kampionen amerikane Mikaela Shiffrin. Interesant është fakti që edhe në sezonin e kaluar Colturi në këtë garë u rendit e dyta pas...