Tërmetet që “shkundën” Santorinin/ Shkencëtarët zbulojnë shkakun e lëkundjeve të shumta

Tërmetet që “shkundën” Santorinin/ Shkencëtarët zbulojnë shkakun e lëkundjeve të shumta

Shkencëtarët kanë zbuluar se dhjetëra mijëra tërmete që goditën ishullin grek të Santorinit më parë këtë vit u shkaktuan nga magma që lëvizte në një kanal nëntokësor për rreth tre muaj. Aktiviteti sizmik, që filloi në janar 2025 nën ishujt Santorini, Amorgos dhe Anafi, përfshiu më shumë se 25 mijë tërmete, shumë prej tyre mbi magnitudën 5.0, duke shqetësuar banorët dhe turistët. Shumë vizitorë u larguan nga ishujt, ndërsa vendasit frikësoheshin se vullkani Kolumbo mund të shpërthente ose se këto lëkundje paralajmëronin një tërmet më të madh si ai i vitit 1956 me magnitudë 7.7. Studiuesit përdorën fizikën dhe Inteligjencën Artificiale për të analizuar çdo tërmet si një sensor virtual dhe krijuan një hartë 3D të Tokës rreth Santorinit. Analiza zbuloi se ngjarja u shkaktua...