Abissnet Superiore java e 12:
Partizani- Vllaznia 1-1 ( Toma 45’/ Mala 59′)
Flamurtari- Tirana 1-1 (Maksuti 37’/ Zhunior 75′)
Dy ndeshjet përmbyllëse të javës së 12-të Abissnet Superiore luajtur këtë pasdite prodhuan shifra të njëjtë 1-1.
Në Tiranë (‘Arena e Demave’) Pratizani u përball me Vllazninë në një duel i gjithi i luftuar. Ndonëse te të dy kampet pati mungesa të theksuara, kjo nuk i pengoi ata në fushë të prodhonin lojë impenjative raste dhe dy gola. Fillimisht ishte Iskandarli për të kuqtë i cili pas një inkursioni vetjak nga e majta goditi tokazi me topin që preku shtyllën pingule dhe përfundoi jashtë.
Ndërsa pjesa e parë po shkonte drejt fundit me Vllazninë më kërkuese, vjen një dalje e shpejtë e Partizanit me Rrok Tomën i cili goditi nga afër dhe kaloi përpara të kuqtë. Në të dytën Vllaznia e rriti ndjeshëm presionin duke e konvertuar këtë preion me golin e Esat Malës në të 59′. Deri në fund nuk ngjau asgjë sa i takon rrjetave respektive për shifrat finalë 1-1.
Ndrkaq në Vlorë Flamurtari priti Tiranën në duelin e ‘mbijetesës’. Në fakt rivalet e vjetra luftuan në çdo centimetër të fushës për të vajtur te goli por ai do të dukej në të 37′ teksa Erald Maksuti për kuqezinjtë e Morieros do të realizonte te porta e Tafas.
Pjesa e dytë ishte më pozitive për bardheblutë e cila falë dhe lëvizjeve në formacion, arriti të barazojë me Zhunior në të 75′. Nga një pikë për dy skuadrat që nuk ndryshon asgjë sa i takon fundit të rënditjes./Sportiim.al/
Vazhdo leximin
