Vendi i parë ndahet mes Vllaznisë dhe Elbasanit, Partizani largohet nga play out, si paraqitet situata pas javës së 12

Vendi i parë ndahet mes Vllaznisë dhe Elbasanit, Partizani largohet nga play out, si paraqitet situata pas javës së 12

Është mbyllur java e 12-të e Superiores, e cila nuk dhuroi shumë surpriza dhe ndryshime pozicionesh. Vllaznia dhe Elbasani ndajnë vendin e parë me nga 24 pikë secila, kjo pas barazimeve 1-1 me skuadrat e kryeqytetit, Partizanin dhe Dinamon. Pas tyre vjen Egnatia me 22 pikë, e cila mundi 5-1 Bylisin, duke u rikthyer fuqishëm në garën për titull. Dinamo plotëson Top 4-shen me 19 pikë. Teuta është afruar me “Nëndetësen” me 18 pikë, kjo pas fitores 0-1 kundër Vorës, me këtë të fundit që renditet në vendin e 6-të me 14 pikë. Partizanit i mjaftoi pika me Vllazninë për të lënë pas Bylisin në zonën play out. Tabela mbyllet nga Flamurtari me 9 pikë dhe Tirana me 7, me të dyja skuadrat që barazuan...