Triumfi ndaj Polonisë, Shqipëria i ka “heronjtë”. Llogaritë e kuqezinjve për transfertë

Triumfi ndaj Polonisë, Shqipëria i ka “heronjtë”. Llogaritë e kuqezinjve për transfertë

Pasditen e së enjtes, në Zyrih të Zvicrës u hodh shorti për “Play Off”-in e Kupës së Botës, aty ku kuqezinjtë do të përballen me Poloninë në gjysmëfinale. Nëse Shqipëria kalon, në finale do të ketë fituesin e çiftit Ukrainë- Suedi. Natyrisht që për Shqipërinë kjo është një ndeshje shumë delikate dhe e vështirë, vështirësi që rritet edhe më shumë për vetë faktin se kuqezinjtë do të luajnë në Varshavë, për vetë faktin se renditeshin në vazon e tretë, atë të jo-favoritëve. Por, megjithatë Shqipëria di si fitohet ndaj Polonisë dhe përtej historisë që në 15 ndeshje ka humbur 10 prej tyre, në sfidën e fundit të zhvilluar në Tiranë, skuadra jonë fitoi me rezultatin 2- 0. Kjo fitore i dha një ndihmë të madhe...