Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Barazimi ndaj Tiranës, trajneri i Flamurtarit: Ndeshje pozitive
Tekniku i Flamurtarit, Moreiro komentoi barazimin 1-1 ndaj Tiranës. “Bëmë një ndeshje shumë të mirë, sidomos pjesë të parë. Deri në minutën e 70-të e mbajtëm, pastaj na ranë fuqitë. U mundova të mbaja ekuilibrin, më vjen keq që nuk fituam, por duhet të shikojmë përpara. Është normale të ketë raste nga të dyja palët. Problemi është që gjatë këtyre 2 javëve s’kemi punuar si të donim, pasi kemi pasur disa lojtarë të punuar. Çështje lojtarësh, Joao erdhi dje në darkë dhe s’mund ta fusnim. U mundova të fusja Jankun si lojtar të pestë. Vendosën 5-4-1 sepse ata ishin lojtarët që kishim në dispozicion. Kështu e lexova dhe kështu shkoi. E di ç’do të thotë të luftosh për mbijetesë, është luftë. Duhet të them që...