Arsenal i frikshëm, blerja 70 milionë euro fundos Tottenhamin (video)

Arsenal i frikshëm, blerja 70 milionë euro fundos Tottenhamin (video)

23 Nëntor 2025 18:43 Telesport Arsenal e ka nisur pjesën e dytë në derbin ndaj Tottenham, aty ku la të parën, me gol. Pas një topi të fituar në zonën e kundërshtarit fillimisht nga Bukayo Saka dhe asistit të Declan Rice, Eberechi Eze shënon me të majtën, golin e dytë personal dhe të tretin për Arsenalin. Rezultati u zhbllokua në minutën e 36-të, pas një aksioni fantastik dhe kombinimi të përkyer mes Mikel Merino dhe Leandro Trossard, belgu dërgon topin në rrjetë. Në minutën e 41-të, ishte blerja e bujshme e verës, Eberechi Eze, i cili dyfishoi shifrat për “Topçinjtë”. Kujtojmë që Arsenal pagoi 70 milionë euro për Eze te Crystal Palace dhe duket se ka goditur në shenjë me këtë lojtar. SHIKOGOLAT/