Real Madridi do të përforcojë mbrojtjen me dy super lojtarë, pa paguar asgjë

Real Madridi do të përforcojë mbrojtjen me dy super lojtarë, pa paguar asgjë

23 Nëntor 2025 19:02 Telesport “Defensa Central” raporton se Florentino Perez po punon për të transferuar falas dy qendërmbrojtës gjatë verës së ardhshme. Njëri dihet tashmë që është Ibrahima Konate, francezi ka refuzuar ofertat e vazhdueshme të Liverpool-it për rinovimin e kontratës dhe ka rënë paraprakisht dakord me klubin madrilen për t’u transferuar falas në verë. Objektivi tjetër i Perez është po ashtu transferimi falas i njërit mes Dayot Upamecano dhe Marc Guehi. Francezi nuk pranon të rinovojë me Bayern, nëse nuk i plotësohet kërkesat e tij financiare. Anglezi ka vendosur se do të largohet nga Crystal Palace dhe i mbetet vetëm të vendosë për ekipin e tij të ri, duke ditur që ka një numër të madh klubesh që interesohen për të.