Çorape leshi e llokume… Diella surprizon Gjebrean me dhurata

E para gjë që ra në sy kur Diella (jo ministrja), hyri në studion e “Ka Një Mesazh Për Ty”, ishte energjia dashamirëse që kanë vetëm gjyshet. Dhe siç gjyshet e kanë zakon, nuk vijnë kurrë duarbosh. Edhe ajo mbante në duar një çantë me dhurata për moderatorin e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, Ardit Gjebrean.

Diella: Këto janë të tuat.

Ardit Gjebrea: Çfarë janë ato?

Diella: Për qejf.

Ardit Gjebrea: Unë i hap këto tani.

Diella: Po, por më ka mbetur merak se qe koha shumë e shkurtër e s’munda t’ia bëja Jonit se Jonin e mbaj mend mend edhe kur ke hipur në traget që ke kënduar këngën “Jon”.

Ardit Gjebrea: Tani këto…janë për mua?

Diella: Po.

Ardit Gjebrea: Janë çorape leshi.

Diella: Sigurisht.

Ardit Gjebrea: T’i kemi për dimër.

Diella: T’i veshësh me atlete.

Ardit Gjebrea: Me atlete, patjetër! Këto janë për…

Diella: Për nusen, për vajzën.

Ardit Gjebrea: Faleminderit! Po këto llokumet, për fejesë?

Diella: Për qejf.

Në shenjë falënderimi për këtë kujtim, edhe Ardit Gjebrea i dhuroi Diellës byzylykun e tij.