Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“E kemi kaluar para kohe”/ Pezullimi i transportit publik në Prishtinë, qeveria i përgjigjet kryebashkiakut: Buxheti…
Ministri në detyrë i Financave në Kosovë, Hekuran Murati, ka reaguar pas konferencës së kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama i cili tha se shumë shërbime rrezikojnë të ndalen të hënën për shkak të bllokimit të buxhetit, për të cilin Rama tha se po bëhet për shkak të inateve politike. Murati ka shkruar përmes një postimi në Facebook se të premten pasdite, Thesari e ka alokuar buxhetin e dhjetorit për Komunën e Prishtinës, para kohe, me idenë që të paguheshin disa fatura për shërbime esenciale, siç ishte energjia elektrike. Mirëpo, sipas ministrit, Thesari është njoftuar se stafi i Komunës së Prishtinës kishin përfunduar orarin e punës dhe nuk e kishin kryer asnjë pagesë, me arsyetimin se “i kryejmë të hënën”. “Fillimisht u habita, sepse kjo sjellje...