Luhet derbi i Londrës. Arteta “qan” mungesën e Gabriel, Tottenham vjen me formacionin më të mirë

Luhet derbi i Londrës. Arteta “qan” mungesën e Gabriel, Tottenham vjen me formacionin më të mirë

Janë publikuar formacionet zyrtare të derbit të madh londinez, Arsenal-Tottenham, i cili do luhet në “Emirates”, i vlefshëm për javën e 12-të në Premier League. “Topçinjtë” vijnë me një mungesë të madhe sot, siç është ajo e qendërmbrojtësit Gabriel, i dëmtuar me përfaqësuesen e Brazilit. Tottenham vjen me formacionin më të mirë të mundshëm. Po ashtu për Arsenalin mungon dhe Viktor Gyokeres, suedezi ende nuk është rikuperuar. Në vend të tij, do luajë Mikel Merino, spanjolli e ka mbuluar më së miri disa herë këtë pozicion në sulm. ARSENAL (4-3-3): Raya; Timber, Saliba, Hincapie, Calafiori; Eze, Zubimendi, Rice; Saka (C), Merino, Trossard. TOTTENHAM (3-4-2-1): Vicario; Romero (C), Van de Ven, Danso; Spence, Palhinha, Bentancur, Udogie; Kudus, Odobert; Richarlison. Arsenal mban vendin e parë me 26...