“Skuqet” Gasperini, por Roma bën detyrën urtë e butë ndaj Cremonese dhe merr vendin e parë (video)

“Skuqet” Gasperini, por Roma bën detyrën urtë e butë ndaj Cremonese dhe merr vendin e parë (video)

23 Nëntor 2025 16:53 Telesport Roma e drejtuar nga Gian Piero Gasperini duket se do të jetë një nga pretendentët për titullin kampion në Serie A. Verdhekuqtë kanë fituar sot 1-3 në transfertë ndaj Cremonese, sfidë e vlefshme për javën e 12-të. I zakonshmi Matias Soule shënoi për Romën në minutën e 17-të, duke zhbllokuar rezultatin, pas asistit ttë marrë nga Manu Kone dhe pastaj erdhi goditja perfekte e sulmuesit argjentinas. Në minutën e 62-të, Gasperini ndëshkohet me karton të kuq për protesta. Dy minuta më pas, Roma gjen golin e dytë me Evan Ferguson, skocezi shënoi pas një rrëmuje të gjatë në zonë. Wesley Franca vulosi fitoren e Romës me golin e tij në minutën e 69-të, pas asistit të El Shaarawy dhe një...