Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Objektivi i qartë”/ Partizani, trajneri para Vllaznisë: E vetmja gjë që presim nesër janë 3 pikë
Oltijon Kërnaja, trajneri i Partizanit dha opinionin e tij para ndeshjes ndaj Vllaznisë. Gjendja e skuadrës në prag të takimit ndaj Vllaznisë – Kërnaja: Sa i përket gjendjes fizike vazhdojmë të kemi të njëjtat probleme që kemi patur para 10 ditëve. Nuk kemi mundur të afrohet ndonjë lojtarë nga ata të cilët vazhdojnë të jenë të dëmtuar. Në aspektin emocional gjendja e ekipit është e mirë, pjesa e grupit të lojtarëve që kemi të gatshëm fizikisht janë mirë. Ky 10 ditësh na ka shërbyer shumë për të marrë ngarkesat e duhura fizike. Besoj që do të kemi një rezultat sa më pozitiv. Si e vlerësoni Vllazninë – Kërnaja: Sigurisht Partizani është ekipi më i madh në Shqipëri dhe hyn në fushë ndoshta si më i...