Moti i keq “pushton” vendin, shumë zona pa energji elektrike/ Shpallet gjendja e emergjencës

Moti i keq “pushton” vendin, shumë zona pa energji elektrike/ Shpallet gjendja e emergjencës

Fusha të përmbytura, rrëshqitje dheu dhe fshatra të izoluara është tabloja që shfaqet sot në Epir, Korfuz dhe Kostur. Në shumë komunitete mungojnë ende energjia elektrike dhe uji i pijshëm, ndërsa katër prefektura dhe gjashtë bashki të Epirit janë shpallur zyrtarisht në gjendje emergjence. Në Korfuz edhe pse ekipet e pastrimit punojnë vazhdimisht, reshjet rikthehen herë pas here, duke e mbajtur të lagur dhe të paqëndrueshëm terrenin. Mbrëmë ra sërish shi, jo aq i fuqishëm sa ditët e kaluara, por i mjaftueshëm për të rritur shqetësimin mes banorëve. Në zonat nalore janë krijuar erozione të rrezikshme nën themelet e banesave.Edhe rruga bregdetare është shkatërruar rëndë dhe mbetet e papërshkueshme. Ekipe të posaçme të bashkisë, rajonit dhe Ministrisë së Krizave Klimatike kanë filluar inspektimet për të...