Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Nga e hëna ndërpritet transporti publik në Prishtinë, shkak bllokimi i buxhetit
Qytetarët e Prishtinës nga e hëna e 24 nëntorit nuk do të ketë më transport publik e as privat për shkak të bllokimit të buxhetit nga Ministria e Financave. Këtë e ka konfirmuar këtë të diele kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama gjatë një konference për media. Rama theksoi se buxheti është bllokuar për arsye politike teksa tha se shërbimet jetike të kryeqytetit janë në prag të ndërprerjes. “Prej mbi një vit në mënyrë të vazhdueshme dhe plotësisht në përputhje me procedurat ligjore, kemi kërkuar alokimin e buxhetit që i takon kryeqytetit. Asnjë kërkesë nuk është trajtuar, buxheti është blloku për çështje kryesisht politike. 35 milionë euro prej të cilave 25 janë të ardhura të Komunës, 10 milionë të grandit qeveritar janë blloku nga...