Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Lara Colturi lë mbresa në Austri, siguron podiumin në Botërorin e Skive
Lara Colturi shkëlqen në Slalomin Special të Kupës së Botës në Austri. Skiatorja shqiptare u rendit në vendin e dytë, duke lënë mbrapa emra të mëdhenj. Për Colturin ky rezultat është mjaft pozitiv, ndërkaq nuk mund të lihet pa përmendur fakti se është podiumi i dytë radhazi. Ajo përfundoi garën për 1 minutë, 49 sekonda e 34 të qindtat, 1.23 sekonda. Më mirë se Colturi bëri vetëm Mikaela Shiffrin, amerikania që numëron plot 103 podiume në karrierë. Lara shkon në kuotën e 196 pikëve në total, përfshirë këtu edhe 80 pikët e marra së fundmi.