Nga nesër ndërpritet transporti publik në Prishtinë, shkak fondet

Nga nesër ndërpritet transporti publik në Prishtinë, shkak fondet

Nga nesër në komunën e Prishtinës nuk do të ketë transport urban. Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama. Shkak për këtë ndërprerje është bërë bllokimi nga Ministria e Financave e buxhetit dhe fitimeve të vetë komunës. Kryekomunari Rama bëri me dije se paralajmërime të tilla ka pasur dhe nga ndërmarrje të tjera publike. Rama tha se qytetarët po penalizohen për interesat politike të zyrtarëve.