Vllaznia në prag, Bytyçi: Shpresoj të dalim me kokën lart, kam besim te grupi

Vllaznia në prag, Bytyçi: Shpresoj të dalim me kokën lart, kam besim te grupi

Altin Bytyçi, lojtari i Partizanit, doli në konferencë para ndeshjes ndaj Vllaznisë. Si është gjendja brenda grupit – Bytyçi: Gjendja brenda grupit është mjaft e mirë. Të gjithë e dinë që Partizani në çdo ndeshje futet për 3 pikët, nuk e diskutojmë një tjetër rezultat. Shpresoj te çunat dhe te stafi që nesër do t’ia dalim me kokën lart. Pozicioni Partizanit në klasifikim – Bytyçi: Nuk është një ndjesi e mirë kur shohim tabelën e renditjes, nuk jemi aty ku e meritojmë. Besoj te çunat që do të ringrihemi shumë shpejt dhe ta çojmë Partizanin aty ku e ka vendin e vet. Ndeshja me Vllazninë – Bytyçi: Kemi punuar gjatë javës. Kemi patur avantazh edhe pushimin prej kombëtares. Besoj që kemi punuar gjërat e duhura. Personalisht nga sfida...