Dita e provës për Esat Malën, me “Demat” për të thyer thatësirën

Dita e provës për Esat Malën, me “Demat” për të thyer thatësirën

Ka qenë absolutisht një ndër futbollistët më të spikatur jo vetëm tek Vllaznia, por në mbarë Superioren gjatë 5-6 sezoneve të fundit. Duke shkëlqyer me performancat e tij e duke u konsideruar si një prej më të mirëve në kampionatin shqiptar. Fjala është për Esat Malën, mesfushorin nga Prizreni i cili në vendin tonë pasi u bë i njohur me Partizanin, ku edhe fitoi titullin kampion në sezonin 2018-19, tashmë prej 4 edicionesh radhazi është pjesë e Vllaznisë. Me kuqeblutë Mala ka qenë një ndër futbollistët kryesorë të skuadrës, ku sezoni 2024-25 ishte edhe më i miri në karrierë për mesfushorin i cili shënoi 7 gola dhe asistoi 13 të tjerë me fanellën e shkodranëve. E pikërisht tek Vllaznia duan rikthimin në atë nivel të...