Tjetër podium për Lara Colturi, renditet e dyta edhe në garën e sllallomit në Gurgl të Austrisë

Tjetër podium për Lara Colturi, renditet e dyta edhe në garën e sllallomit në Gurgl të Austrisë

Tjetër podium për skiatoren shqiptare Lara Colturi në garat e Kupës së Botës për femra në ski. Në garën e sllallomit zhvilluar sot në pistën austriake të Gurgl, skiatorja kuqezi u rendit në vendin e dytë, duke replikuar rezultatin e 8 ditëve më parë në Levi. Një tjetër paraqitje e jashtëzakonshme e skiatores 19-vjecare shqiptare, që valëvitit sërish flamurin kuqezi në garat e Kupës së Botës. Në tri gara që ka marrë pjesë këtë sezon, Lara Colturi është ngjitur dy herë në podium dhe po dy herë është renditur e dyta. Pas dy zbritjeve, Colturi dha kohën e përgjithshme 1’49”34, duke qenë vetëm pas ikonës së këtij sporti, skiatores amerikane Mikaela Shiffrin, që sot korri suksesin nr.103 në karrierë (dha kohën 1’48”11). Për skiatoren shqiptare,...