Situata nga përmbytiet: Flet Jolio Dine, Drejtor i Sherbimeve Publike Sarandë

Situata nga përmbytiet: Flet Jolio Dine, Drejtor i Sherbimeve Publike Sarandë

Drejtori i Drejtorisë së Sherbimeve Publike në Bashkinë Sarandë, Jolio Dine, në prononcimin për mediat jep një panoramë të situatës. Në Çukë të Sarandës po vijon puna me intensitet pët riparimin e dëmeve në argjinaturën e basenit të Lumit Bistrica. Bashkia Sarandë dhe Ministria e Mbrojtjes kanë angazhuar të gjitha forcat për riparimin e dëmeve në gjatësinë 150 metra në argjinaturën 1.7 km. Ndërkohë Bashkia Sarandë dhe Drejtoria e Rezervave të Shtetit kanë shpërmdarë ushqime dhe çadra për 23 familje si dhe koncentrat për kafshët. Dëmet në bagëti të imta llogariten në rreth 700 krerë të ngordhura, rreth 2000 pula si dhe 15 magazina me ushqim për kafshët të përmbytura.