Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
“Janë dëmtuar në rang vendi 15 ura”/ Vengu në Maliq: Pas shembjes së argjinaturës në Sheqeras kërkuam..
Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu ka qenë sot në Maliq, një nga zonat e prekuara si pasojë e reshjeve të shiut gjatë ditëve të fundit. “Jemi sot në zonën e Maliqit, në argjinaturën në Sheqeras ku ka patur dëmtime të konsiderueshme dhe në orët e para të shembjes së saj, drejtoritë rajonale të kullimit, bashkia Maliq, dhe forca të tjera që do shtohen në orët në vijim, janë duke bërë punime rehabilituese. Nga ana tjetër kemi dhe në zonën e Pyllit të Fazanëve një dëmtim argjinature, e cila vështirëson prurjet që vijnë nga Dunaveci në Devoll, ndaj po bëjmë një rishpërndarje të forcave duke kërkuar dhe angazhim shtesë nga forcat e armatosura. Po vijnë mjete vetëshkarkuese të ndihmojnë me volumet e mëdha që kërkohen për të mbuluar këto dëmtime. Jemi në gatishmëri, po shtojmë forcat,...